Ali Cengiz Oyunu
Ali Cengiz Oyunu është një film turk me ngjyra i vitit 1971. E ka regjisuar Halit Refiğ, një nga regjisorët dhe teoricienët më të diskutuar të kinemasë turke, i kujtuar mbi të gjitha për rolin e tij në debatet mbi „kinemanë kombëtare”. Me frymë romantike, filmi është përshtatje e dy produksioneve të njohura indiane: Ramudu Bheemudu i vitit 1964 dhe versioni i tij në hindi, Ram Aur Shyam, i vitit 1967. Në trupë janë İzzet Günay, Gülistan Güzey, Arzu Okay dhe Hulusi Kentmen, një nga aktorët karakteristikë më të njohur të viteve Yeşilçam.
| Regjisori | Halit Refiğ |
|---|
Komente (0)