Një aferë e vogël shtatori (Bi Küçük Eylül Meselesi) (përkthyer)
Bi Küçük Eylül Meselesi, shkruar dhe drejtuar nga Kerem Deren, është një film turk romantik dramatik që doli në kinema më 14 shkurt 2014, në Ditën e të Dashuruarve. Prodhimi mban firmën e Ay Yapım; producent ishte Kerem Çatay, ndërsa drejtori i fotografisë Gökhan Tiryaki dha kontribut edhe në skenar dhe muzikën origjinale e përgatiti Toygar Işıklı. Kënga që Nil Karaibrahimgil bëri për filmin qëndroi gjatë në krye të listave.
Historia nis kur Eylül, një vajzë e bukur dhe e gëzuar që ka gjithçka që dëshiron në jetë, harron muajin e fundit të jetës së saj pas një aksidenti. Edhe pse të afërmit i thonë se gjithçka është në rregull, shqetësimi i brendshëm e çon drejt ishullit Bozcaada, pas ditëve të humbura. Kur Tekin, një burrë i shkujdesur që i del përpara në ishull, i thotë se aty ishte dashuruar me të, nis një udhëtim kujtese midis së shkuarës dhe së sotmes. Rolet kryesore i ndajnë Farah Zeynep Abdullah dhe Engin Akyürek; në skuadër janë edhe Onur Tuna, Ceren Moray e Ege Aydan. Filmi fitoi çmimin për muzikën më të mirë origjinale në Festivalin e 25-të Ndërkombëtar të Filmit në Ankara.
| Drejtor | Kerem Deren |
|---|---|
| Kompania e prodhimit | Ay Yapım |
Reagimet
Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.



Komente (0)