Fluturim nga Ashiya (Flight from Ashiya) (përkthyer)
Flight from Ashiya është një film aventure, dramë dhe romantik, bashkëprodhim amerikano-japonez i vitit 1964, me regji të Michael Anderson. Filmi, skenarin e të cilit e ka shkruar Waldo Salt, bazohet te romani Rescue! i Elliott Arnold i vitit 1956; romani u ribotua në 1959 me emrin Flight from Ashiya dhe filmi e mori këtë emër. Prodhimin e ka marrë përsipër Harold Hecht, kurse muzikën e ka kompozuar Frank Cordell.
Historia, që zhvillohet në fillim të viteve 1960, trajton misionin e një ekuipazhi të Shërbimit të Shpëtimit Ajror të Forcave Ajrore të SHBA-së, që ngrihet nga Baza Ajrore Ashiya në Japoni, për të shpëtuar civilë japonezë të bllokuar në një det të trazuar. Filmi, në kastin e të cilit janë emra si Yul Brynner, Richard Widmark, George Chakiris, Suzy Parker dhe Shirley Knight, u shfaq në Japoni me emrin Ashiya Kara no hiko. Në xhirime u përdorën dy avionë amfibë Grumman HU-16 Albatross të vënë në dispozicion nga Forcat Ajrore të SHBA-së.
| Drejtor | Michael Anderson |
|---|---|
| Kompania e prodhimit | Kadokawa Pictures |
Reagimet
Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.
Komente (0)