Tomi dhe Tomasi (Tom & Thomas) (përkthyer)
Tom & Thomas (në Mbretërinë e Bashkuar u shfaq me titullin The Christmas Twins) është një film familjar në gjuhën angleze i vitit 2002, bashkëprodhim holandezo-britanik, i shkruar dhe drejtuar nga Esmé Lammers. Prodhimi doli në kinema në Holandë më 24 janar 2002. Në rolet kryesore të filmit janë Aaron Johnson, që me këtë prodhim hodhi hapin e parë në karrierën kinematografike, dhe Sean Bean.
Historia fillon me takimin rastësor të Thomasit, që vite më parë ishte ndarë nga Tomi, i ngjashëm me të në çdo detaj. Sean Bean luan babanë e dashur birësues të njërit nga binjakët, ndërsa Aaron Johnson i luan të dy fëmijët. Kur të dy tërheqin vëmendjen e drejtorit të korruptuar të një jetimoreje, e gjejnë veten në një aventurë të rrezikshme dhe luajnë rol të rëndësishëm në zbulimin e një rrjeti të trafikut të qenieve njerëzore. Xhirimet u realizuan në Londër, Amsterdam dhe Haarlem.
| Drejtor | Esmé Lammers |
|---|---|
| Kompania e prodhimit | Universal Studios |
Reagimet
Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.
Komente (0)