Pëshpërit nëse harroj (Unutursam Fısılda) (përkthyer)
Unutursam Fısılda është një dramë sentimentale turke, e shkruar dhe e regjisuar nga Çağan Irmak, e cila doli në ekran më 29 tetor 2014. Xhirimet e filmit, i prodhuar nga TAFF Pictures, u realizuan në Birgi, në rrethin Ödemiş të Izmirit, dhe në Stamboll. Historia përqendrohet te dy motra që jetojnë në një qytezë konservatore dhe kanë karaktere krejtësisht të kundërta.
Hanifja, e sapodalë nga shkolla e mesme e shëndetësisë, e turpshme dhe e mbyllur në vetvete, fillon punën si infermiere dhe mban një fletore poezish që nuk ia tregon askujt; ndërsa Haticja, kokëfortë dhe e papërkulur, është e apasionuar pas këndimit. Ardhja e Tarıkut, djalit të kaymakamit të porsaemëruar në qytezë, ndryshon rrënjësisht jetën e dy motrave. Në kast bëjnë pjesë emra si Farah Zeynep Abdullah, Mehmet Günsür, Kerem Bürsin, Hümeyra dhe Işıl Yücesoy.
| Drejtor | Çağan Irmak |
|---|---|
| Kompania e prodhimit | TAFF Pictures |
Reagimet
Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.



Komente (0)