Hakan Yakın
Association-football-player · 49 vjeç
Profili
| Mosha | 49 vjeç |
|---|---|
| Data e lindjes | 22 Shkurt 1977 |
| Vendlindja | Basel |
| Profesioni | Association-football-player, Association-football-coach |
| Height | 1.80 m |
| Zodiac sign | Pisces |
Hakan Yakın — Biografia
Hakan Yakın (l. 22 shkurt 1977, Bazel) është një ish-futbollist zviceran me origjinë turke. Në karrierën e tij futbollistike jashtë Zvicrës, nuk luajti asnjë ndeshje te Paris Saint-Germain dhe u largua pa luajtur asnjë ndeshje, te Stuttgart luajti gjithsej 11 herë duke përfshirë 9 ndeshje kampionati dhe dy kupa, por nuk shënoi gol, te Galatasarayi luajti vetëm 2 ndeshje, ndërsa te skuadra Al-Gharafa luajti 15 ndeshje dhe shënoi 5 gola. Ai stërvit FC Schaffhausen, një nga skuadrat e Promotion League zvicerane.
Hakan veshi fanellën e kombëtares zvicerane në afro 50 ndeshje dhe bëri pjesë në kombëtare edhe në Euro 2004. Ai është vëllai i Murat Yakınit. Edhe në shtypin zviceran Hakan Yakın është ndër lojtarët e preferuar. Në vitet e rinisë u zgjodh futbollisti më i mirë i ri në një sondazh të organizuar në Zvicër. Në ndeshjen e 2-të të Grupit A të Kampionatit Evropian të Futbollit 2008, në ndeshjen e grupit të luajtur mes Zvicrës dhe Turqisë, shënoi golin e parë dhe të vetëm të skuadrës së tij. Asistin e golit e dha një tjetër lojtar me origjinë turke, Eren Derdiyok. Ndërsa në ndeshjen Portugali-Zvicër në Euro 2008 shënoi 2 gola dhe u zgjodh lojtari i ndeshjes, duke lënë një përshtypje të mirë në Euro 2008. Gjithashtu, në Kampionatin Evropian të Futbollit 2008 të gjitha golat e Zvicrës i shënoi Hakan Yakın.
Komente (0)