Servir y proteger
Servir y proteger (me kuptimin "Shërbe dhe mbro") është një dramë policore dhe telenovelë spanjolle e prodhuar nga Plano a Plano për Televisión Española. Prodhimi, episodi i parë i të cilit u transmetua më 24 prill 2017 në kanalin La 1, përfundoi më 16 janar 2023; gjatë shtatë sezoneve u transmetuan 1372 episode. Ndër regjisorët e tij ishin Inma Torrente, Alexandra Graf dhe Rubén Torrejón.
Prodhimi trajton punën e përditshme të një komisariati të Policisë Kombëtare të vendosur në një lagje në jug të Madridit. Rastet që hetojnë oficerët zakonisht nuk janë krime të rënda, por çështje me karakter shoqëror, si problemet lidhur me emigrantët, dëbimet nga banesat apo dhuna ndaj grave, të cilat megjithatë lënë gjurmë të thella në jetën e të prekurve. Duke e vendosur komisariatin në qendër të rrëfimit, prodhimi përcjell njëkohësisht edhe problemet, shqetësimet, shpresat dhe gëzimet e personazheve.
| Drejtor | Inma Torrente, Alexandra Graf |
|---|
Komente (0)