Mirupafshim (Güle Güle) (përkthyer)
Güle Güle (me emrin ndërkombëtar The Raindrop) është një komedi dramatike e drejtuar nga Zeki Ökten. Filmi, që e rrëfen dashurinë, miqësinë dhe gëzimin e jetës duke përzier trishtimin me humorin, u xhirua në vitin 1999 dhe doli në kinema në të gjithë Turqinë më 4 shkurt 2000. Për regjisorin ishte kthimi në kinema pas një ndërprerjeje të gjatë, dhe e bashkoi sërish Metin Akpınarin me Zeki Alasyan në të njëjtin prodhim pas 13 vjetësh. Filmi i kushtohet atyre që humbën jetën në tërmetet e 17 gushtit dhe 12 nëntorit.
Historia tregon miqësinë e katër burrave dhe një gruaje në Bozcaada, që nga fëmijëria nuk ndahen nga njëri-tjetri. Galipin e luan Metin Akpınar, İsmetin Zeki Alasya, Zarifen Yıldız Kenter, Celalin Eşref Kolçak. Galipi i ka shkruar letra për tridhjetë e pesë vjet Rosës kubane, të cilën e ka parë vetëm një herë në jetë. Kur mëson se ka kancer, vendos të shkojë te Rosa, por rrugës ndeshet me shumë pengesa. Miqtë e tij bëjnë çdo përpjekje për ta çuar te e dashura; kurse mënyra për të mbledhur paratë e nevojshme kalon përmes një grabitjeje banke. Në ekip janë edhe Haluk Bilginer, Ayşegül Aldinç, Serra Yılmaz, Ece Uslu dhe Kaan Çakır.
Skenari i përket Fatih Altınözit; prodhimin e ka marrë përsipër UFP, muzikën e ka bërë Engin Düzyol, kurse drejtimin e fotografisë Frenc Pap. Filmi fitoi katër çmime, përfshirë Filmin më të Mirë, në Festivalin e 37-të të Filmit Altın Portakal të Antalyasë. Shkrimtari i kinemasë Rekin Teksoy e ka gjetur filmin të rrëfyer mirë, ndonëse tepër sentimental. Shprehja "güle güle" në emrin e tij është fjala e lamtumirës që e thotë ai që mbetet pas, jo ai që nis rrugën.
| Regjisor | Zeki Ökten |
|---|---|
| Kompania e prodhimit | UFP |
Reagimet
Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.
















Komente